I merrnin nga Shkodra, i shisnin në Tiranë/ Sekuestrohen 9 armë zjarri, municione dhe makina, 5 të arrestuar, mes tyre një vajzë

i merrnin nga shkodra i shisnin ne tirane sekuestrohen 9 arme zjarri municione dhe makina 5 te arrestuar mes tyre nje vajze
i merrnin nga shkodra i shisnin ne tirane sekuestrohen 9 arme zjarri municione dhe makina 5 te arrestuar mes tyre nje vajze

5 persona janë arrestuar në zonën e Freskut në Tiranë mbrëmë. Sektori i Antitrafikëve ka mundur te sekuestroje 11 kallashnikovë ne bagazhin e një automjeti.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ka dyshime që armët vinin nga Shkodra për t’u shitur në Tiranë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti” u arrestuan Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj dhe Mirjan Hasaj.

NJOFTIMI POLICISE

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repishti”, në zbatim të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme. Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repishti”.

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– S. H., 22 vjeç, R. N., 18 vjeç, D. H., 22 vjeçe, D. H., 18 vjeç, dhe M. H., 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts