I mori jetën bashkatdhetarit të tij pas një sherri, burg për 38-vjeçarin shqiptar në Britani (Emrat)

i mori jeten bashkatdhetarit te tij pas nje sherri burg per 38 vjecarin shqiptar ne britani emrat
i mori jeten bashkatdhetarit te tij pas nje sherri burg per 38 vjecarin shqiptar ne britani emrat

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia të bashkatdhetarit të tij, pas një sherri për motive të dobëta në Britani.

Gjykata e Kurorës në Maidstone, ka lënë në burg Shpendi Hakili, për vrasjen e Sazan Bako më 20 nëntor të këtij viti në Londër.

Ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor, në Cuxton Road Strood, ku Shpendi Hakili është përfshirë në një sherr me bashkatdhetarin e tij Sazan Bako, që i ka marrë jetën këtij të fundit. Sipas mdiave britanike goditja e fortë ka bërë që 35-vjeçari të bjerë mbrapsht dhe të përplaset me kokë në trotuar. Ai vdiq në spital tre javë më vonë, raportojnë mediat angleze, ndërsa Hakili ka mohuar të ketë shkaktuar vdekjen e 35-vjeçarit.

Pas incidentit, oficerët nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex nisën një hetim dhe fillimisht arrestuan dy persona në lidhje me ngjarjen. Më vonë ata u liruan pa akuzë. Detektivët vazhduan hetimet dhe në mars 2023, shqiptari Hakili, u arrestua në Francë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts