I moshuari britanik mbijeton për tre ditë në xhungël, rrëfen se si ndodhi e gjitha

Një i moshuar britanik ka arritur të mbijetojë për tre ditë në xhungël.

Ai ka rrëfyer, se ka arritur të mbijetojë falë ushqimeve që gjente në xhungël. Leonard Barry Weller, ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij kur humbi rrugën në xhunglën pranë Kohon Kaen në Tajlandë. Temperaturat e larta e detyruan burrin të ngjitej në pemë për të parë nëse mund të gjente rrugën, por papritmas u godit nga një stuhi shiu dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kalonte natën në pyll.

Gruaja e shqetësuar Tawee Leonard, 49 vjeç, thirri policinë dhe një grup kërkimi u dërgua të enjten dhe të premten.

Një gjuetar lokal më në fund e gjeti Leonardin të premten pasdite.
Ai u pa të dilte nga xhungla i parruar. Këmisha e tij ishte e hapur dhe ai kishte humbur këpucët.

Leonard, i cili shpërtheu në lot teksa përqafoi gruan e tij, i emocionuar tha: “Unë jam mrekullisht i lumtur, kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur në jetën time”.
“Këmbët e mia janë të lënduara, përndryshe unë jam i lumtur. Unë thjesht admiroj punën që po bëjnë këta njerëz, kjo më bën të qaj”.
Leonard, i cili ka jetuar në Tajlandë për rreth 15 vjet, tha se parkoi motorin e tij për të ecur në një kodër, por më pas harroi drejtimin e kthimit “kështu që vazhdoi të ecë përpara”.

Kur vendasit gjetën Leonardin, ai ishte shtrirë në tokë në një shtrat me gjethe pa këpucë, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.