I moshuari italian merr nga çerdhja ‘mbesën e gabuar’, e vë re vetëm kur mbërrin në shtëpi

Karabinierët italianë kanë nisur hetimet mbi një edukator, pasi para disa ditësh, stafi i dha një fëmijë gjyshit të gabuar. I moshuari ishte ai që nisi fillimisht gabimet.

Ai u drejtua për te çerdhja e gabuar dhe kërkoi për mbesën. Stafi i dha një fëmijë që sipas raportimeve nuk ishte mbesa e tij, e i moshuari këtë gjë nuk e kuptoi.

Keqkuptimi do të vazhdonte për rreth gjysmë ore, koha për të arritur në shtëpi, për të kuptuar me anëtarët e tjerë të familjes se ai kishte narrë fëmijë tjetër dhe kishte sjellë mbesën ‘e gabuar’. Në ndërkohë, një anëtar i familjes së këtij fëmije kishte mbërritur në çerdhe dhe duke mos gjetur vajzën thirri policinë.

Mbesa e vërtetë e plakut, megjithatë, dy vjet më e madhe se tjetra, po priste që dikush ta merrte nga kopshti fqinj. Ngjarja tashmë solli procedime disiplinore për dy personelin e çerdheve, duke marrë parasysh që të afërmit duhet të identifikohen, dhe se stafi është gjithashtu përgjegjës për shmangien e keqkuptimeve serioze si kjo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *