“I motivuar njëlloj si në fillim”, Berisha feston sot 79-vjetorin, mesazhi i veçantë: Nis një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 79-vjetorin e tij të lindjes. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ai thotë se sot nis një tjetër vit në “vjeshtën e bukur të jetës së tij”, ndërsa i shpreh mirënjohje bashkëshortes së tij dhe fëmijëve për sakrificat që kanë bërë për të.

“Sot 79 vjeç! Miq,  nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj.

Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim”, shprehet Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts