“I nevojshëm për të rregulluar marrëdhëniet me ShBA-të”, Flutura Açka komenton vendimin për Berishën: Nuk është përjashtuar është pezulluar! Demokratët duhet ta kuptojnë se…








Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë të dhënë për rubrikën ”Opinion” në News 24 ka komentuar pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

flutura acka

Açka theksoi në fjalën e saj se njerëzit duhet ta kuptojnë se kemi të bëjmë me një pezullim të përkohshëm dhe jo me një përjashtim. Deputetja thekson se kjo duhet të qartësohet në opinionin publik dhe brenda demokratëve pasi ka krijuar shumë konfuzion.

Açka teksa shpreh simpatinë për ish-kryeministrin Berisha, e cilëson pezullimin e tij si një operacion të nevojshëm për të rregulluar marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo theksoi gjithashtu se demokratët duhet të kuptojnë se ky vendim radikal i Lulzim Bashës është në të mirë të Partisë Demokratike.

”Ai është vetëm pezulluar jo përjashtuar. Është deputet, është në parlament, ka të drejtën për të thënë fjalën e tij si opozitar, një opozitar nga më të rëndësishmit mund të themi.

Preceptimi që i është dhënë demokratëve është i gabuar.  Loja dhe frustracioni i është shitur demokratëve dhe është e vështirë të ndahet sa është personale dhe sa është jo personale, dhe sa është e drejtë dhe sa jo.

Sali Berisha ka bërë opozitë edhe për çështje që kanë të bëjnë me sjellje ndaj Amerikës, deri tani kjo sjellje i është shitur si sjellje e Parisë Demokratike, për shkak se Sali Berisha ëshët i rëndësishëm në partinë Demokratike

Në këtë mënyrë kjo sjellje i atribuohet Partisë Demokratike, vjen një moment që Partia Demokratike duhet të mbajë një sjellje të caktuar pasi nuk duhet vijuar me idenë e këtij armiku, që e kemi shpallur armik në mënyrë të pavullnetshme.

Partisë Demokratike i është dashur të bëjë këtë operacion për të treguar që ne nuk jemi në armiqësi me Shtetet e Bashkuara. Partia Demokratike ka qenë e detyruar nga vendimi i Departamentit të Shtetit.

Mos harroni se ata që kanë 8 vite që thonë fajin e ka Saliu do të thoshin “ti je non grata, “ti je non grata”, do të merreshin me zotin Berisha nga mëngjesi deri në darkë.

Nëse unë që kam një simpati ndaj zoti Berisha do t-i dëgjoja në parlament këto, nga këta që kanë blerë votat me bandat do të ishte shumë frustruese.

Pezullimi i përkohshëm nuk duhet të keqinterpretohet.

Ndoshta do duhej të bëhej dhe një komsion të urtësisht në lidhje me vendimet për të neutralizuar qoftë dhe vendimet e nxituara dhe emocionale në Partinë Demokratike.

Ky operacion duhej bërë dhe zoti Basha e ka bërë në mënyrë radikale, pasi dhe mua të më thoshe për pezullimin e përkohshëm të Sali Berishës dhe unë do ta kisha të vështirë ta ngrija dorën. Gjithë demokratët duhet ta kuptojnë se ky vendim është bërë për të ndihmuar Partinë Demokratike ta kalojë këtë moment sa më lehtë”, tha Açka.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *