I njohur si figura dhe zëri i ish-Bashkimit Sovjetik, ndahet nga jeta spikeri 89-vjeçar

22:43 30/10/2021

Igor Kirillov, i cili ka qenë imazhi televiziv i Bashkimit Sovjetik përpara shpërbërjes në vitin 1991, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare në Rusi.

Kirillov ishte spikeri kryesor i lajmeve në televizionin sovjetik në atë kohë. Ai raportonte dhe mbulonte të gjitha ngjarjet kryesore të Bashkimit Sovjetik në atë periudhë, duke filluar nga paradat ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë e deri te kongreset komuniste.

Kur liderët sovjetikë ndërruan jetë, ishte sërish Igor Kirillov ai që raportonte dhe komentonte për ceremonitë mortore. Por nga fundi i viteve 1980, teksa zhvillimet politike në shtetet komuniste po merrnin një tjetër rrjedhë, dhe televizionet po bëheshin më profesionale, figura e Igor Kirillov nisi të zhdukej nga ekrani.

Në vitin 1990, ai kishte thënë se “ajo që po ndodhte me transmetimet televizive ishte fatkeqësi”, duke shtuar se “rusëve nuk u pëlqejnë njerëzit që flasin shpejt”. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *