I nxehti afrikan ‘mbërthen’ Shqipërinë, meteorologia Porja: Sot dhe nesër temperaturat deri në 41 gradë C. Të shtunën dhe të dielën pritet ulje me…

i nxehti afrikan mberthen shqiperine meteorologia porja sot dhe neser temperaturat deri ne 41 grade c te shtunen dhe te dielen pritet ulje me
i nxehti afrikan mberthen shqiperine meteorologia porja sot dhe neser temperaturat deri ne 41 grade c te shtunen dhe te dielen pritet ulje me

Meteorologia Lejda Porja, në një lidhje live me News 24 ka bërë një përmbledhje të situatës së motit gjatë ditës së sotme dhe atyre në vijim.

Porja tha se sot dhe nesër pritet që në vendin tonë të ketë temperatura të larta. Sipas saj, temperaturat në Shqipëri gjatë ditës së sotme dhe të nesërme pritet të shkojnë deri në 41 gradë celcius. Meteorologia shpjegoi se të shtunën dhe të dielën pritet një ulje temperaturash me 2-3 gradë celcius.

Meterologia Lajda Porja: Sot temperaturat në Shqipëri arrijnë deri në 41 gradë celcius. Edhe në zonat malore temperaturat janë të larta. Nesër Shkodra, Tirana dhe Fieri do të regjistrojnë temperature të larta. Është një situatë që kalon shpejt. Të shtunën dhe të dielën do të ketë ulje të temperaturave me 2-3 gradë celcius.

[embedded content]

Edhe pjesa e mbetur e qershorit do të jenë 36-37 gradë celcius, pra sot dhe nesër pritet të jenë temperaturat më të larta të muajit. I nxehti afrikan nuk pritet të kalojë menjëherë. Disa qytete do të përjetojnë netë tropikale si Saranda, Vlora, Fieri. Nëse bëjmë krahasim me qershorin, janë temperatura ekstreme, pasi vlera të tilla shënohen në korrik ose në gusht. Pluhuri saharian do të jetë i pranishëm për disa ditë.

Kosova po përjeton temperatura të larta me 36 graë celcius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të ketë temperatura tejet të larta deri në 42 gradë celcius. Në hije temperaturat shkojnë deri në 40 gradë celcius, ndërsa në diell do të jenë deri në 43 gradë. Dita e diel do ketë rrebeshe të izoluara. Të hënën do ketë rrebeshe të izoluara në disa zona të caktuara. Pas kësaj, do na rikthehen temperaturat e larta, por jo në këto nivele.

(d.xh – Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts