
11:47 29/06/2021
Provinca veriperëndimore e Kanadasë, British Columbia ka mbyllur shkollat dhe universitetet për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Termometri arriti në 46 gradë Celsius, një rekord ky aspak i zakontë për Qershorin. Kjo javë pritet të jetë edhe më e nxehtë, pasi shumica e Kanadasë perëndimore do të vendosë rekorde të temperaturës, duke i shtyrë njerëzit të strehohen në plazhe dhe afër liqeneve.
Postimet në mediat sociale me këshilla për të qëndruar të freskët pa kondicionerë u bënë virale, në një provincë ku më pak se 40% e shtëpive kanë kondicioner.
Nxehtësia e lartë është e pazakontë për Paqësorin Veriperëndimor, i cili është më i mësuar me periudha të gjata shiu sesa dielli. Sipas ekspertëve kjo valë e të nxehtit i atribuohet një kupole me presion të lartë atmosferik mbi pjesën e sipërme të SHBA-ve veriperëndimore dhe Kanadasë, e ngjashme me kushtet në Kaliforni dhe shtetet jugperëndimore.
Temperatura mesatare e Kanadasë rreth kësaj kohe të vitit është e ftohtë, zakonisht rreth 24 Celsius. Një pjesë e madhe e kanadezëve shfrytëzuan pishinat. Për të parandaluar grumbullimin, vendasve u kërkohet të regjistrohen në internet çdo 90 minuta.
Po ashtu vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Seatle dhe Portland ku rrugët ishin kryesisht të zbrazëta. Restorantet që normalisht do të mbusheshin ishin të shkreta dhe dyqanet e akullores dhe kamionët e ushqimit në të gjithë qytetin mbyllën dyert.
Klan News
TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al