I nxehti ekstrem përfshin Europën

19:20 22/06/2021

Pas 120 vitesh edhe Moska regjistron temperaturën më të lartë

Një valë e nxehtësisë ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës. Pjesa perëndimore e Francës regjistroi temperatura të larta, ndërsa në Paris termometri shënoi 34 gradë Celsius.

Ndërkaq për herë të parë pas 120 vjetësh Moska ka rregjistruar temperaturën më të lartë për këtë muaj. Termometri shënoi 34.7 gradë celcius, duke bërë që qytetarët të dyndeshin drejt liqeneve, pishinave e shatërvanëve për t’u freskuar.

Mbi 30 gradë Celsius u shënuan temperaturat edhe në Poloni, Çeki, Gjermani e Austri. I nxehti ekstrem pritet të arrijë edhe në jugun e Italisë. Temperaturat ekstreme pritet të jenë përgjatë 48 orshit të radhës, të cilat priten të arrijnë në 42 gradë.

Ekspertët thonë se temperatura të tilla, zakonisht arrihen gjatë Korrikut, por kjo rritje e parakohshme i atribuohet ngrohjes globale. 

Klan News















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *