I nxori audion me fjalë banale, Rama i përgjigjet Bashës: Kemi qëndruar bashkë 6 orë! Të kam dhunuar?! E pranoj, është komunikimi im! Çohu ti këtu dhe thuaj që…








Debate të ashpra janë zhvilluar pasditen e sotme në Kuvend mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

rama basha

Pasi i nxori audion ku dëgjohet kryeministri duke përdorur fjalë banale, Basha e konsideroi Ramën një njeri sadist që është kopje e Enver Hoxhës, dhe që sipas tij është kthyer në usta për demonizimin e kundërshtarëve.

Ndërkaq Rama i tha Bashës se kanë qenë bashkë 6 orë në një takim, dhe nuk ka pasur dhunë.

DEBATE

Basha: Si në Çdo akt tjetër të jetës tënde edhe këtu je kopjac i Enver Hoxhës, sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enver Hoxha për të terrorizuar shqiptarët. Sadizmi politik dhe ekonomik, shoqëruar me propagandën e shfrenuar të një mendje të shthurur, e cila shprehjen e vërtetë e ka në biseda si këto që nuk përmbahesh dot, jo në ato që planifikon dhe merr qetësues para se të vish në sallë, janë vegla jote për të nënshtruar mendjet e lira dhe për të zhvendosur boshtin nga normaliteti, nga edukata qytetare, nga dialogu me vartësit, te anomaliteti, te banaliteti. Te vartësia pa kushte, te masakrimi i dinjitetit njerëzor të çdokujt që të ka qëndruar një rreze 50 cm ndonjëherë në jetën tënde dhe te demonizimi i kundërshtarit, dhe këtu ndonëse e ke filluar si çirak ia ke tejkaluar çdo ustai. Kjo është gjuha jote, ky je ti dhe mjafton “Google Edi Rama fjalor banal”. Ky je ti. Kësaj nuk i fshihesh dot”.

Rama: Fjalori sadist, kriminelet me të cilët ti ke ngrenë janë nën dhe, merr qetësues para se të vish në sallë. Po ku e di ti që unë marr qetësues para se të vij në sallë? E ka marrë nga ustai. Të janë vrarë ortakët me antitank. Po ku e di ti? E ke dëgjuar nga ustai.

Njësoj si ustai, por me një ndryshim. Nuk je ustai. As kopje jo. Je një njeri që ke marrë përsipër të bësh atë që as nuk të takon, as nuk ka lidhje me gjithë historinë tënde deri kur takove ustain. As nuk ka të bëjë me atë që e quan formimi yt në Holandë, sepse nuk ka njeri të formuar në Holandë dhe përfundon në një imitacion të atij ustai. Nuk ka nuk ndodh. The që mjafton ti kesh qëndruar në një rreze 50 cm për ta kuptuar sa i dhunshëm është.

Ti ke qëndruar 6 orë me mua në atë rreze, të kam dhunuar gjë. Kemi qenë bashkë 6 orë, kemi kaluar shumë mirë, apo jo? Çfarë të bëra unë ty. Meqë ti qenke njeriu që e di që unë jam dhunues, o ty unë të kam dhunuar dhe ti duhet ta thuash që të ndahet ku popull nga një dhunues si puna ime, sepse nuk mund të jesh një i dhunuar që hesht. Ke detyrë ta thuash, ose duhet përsëri ti thërrasësh mendjes së këtë ta ka thënë ustai. Kush usta? Ai që ti the ma ka thënë një demokrat. Në fakt atë nuk ta tha një demokrat ta tha dikush tjetër, që ti e njeh dhe unë e njoh. Që duhet ta kesh përballë që ta njohësh. E pra Lulzim unë atë e kam pasur përballë 30 vjet. Pse e njoh atë shumë mirë, kopjen e tij e njoh 1 km larg.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.