“I paraprin shkatërrimit të familjes”, Tritan Shehu për pr. ligjin mbi “Shëndetin riprodhues e fertilizimin e asistuar”: Rrit rrezikun për abort selektiv

i paraprin shkaterrimit te familjes tritan shehu per pr ligjin mbi shendetin riprodhues e fertilizimin e asistuar rrit rrezikun per abort selektiv
i paraprin shkaterrimit te familjes tritan shehu per pr ligjin mbi shendetin riprodhues e fertilizimin e asistuar rrit rrezikun per abort selektiv

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projektligjin për “Shëndetin riprodhues e fertilizimin e asistuar”, për të cilin tha se i paraprin shkatërrimit të familjes dhe se i hap rrugë veprimtarisë mafioze që vret jetën.

Sipas tij, një ligj i tillë ligjëron shtatzënitë surrogato që sipas Shehut shkatërron konceptin sublim të nënës, dhe zgjat periudhën për abort nga 12 në 14 javë, periudhe kjo kur fetusi në të gjitha aspektet ka hyrë në periudhën e një qenieje njerëzore të formuar.

Ai ngre shqetësimin se zgjatja e periudhës së lejuar për abort, rrit rrezikun e abortet selektive në bazë gjinie.

Postimi i plotë:
Qeveria mafioze, vrasese e Jetes dhe Familjes!
Nje Projekt Ligj per “Shendetin riprodhues e fertilizimin e asistuar”, si skuthat naten, Qeveria hedh per “konsultime”!
Nje ligj ky qe i paraprin shkaterrimit te Familjes, i hap rrugen veprimtarive mafioze dhe vret Jeten vete, vecanerisht seksin femeror!
Ligji synon ne dy qellime kriminale:
1-Ligjeron “uterusin me qera, ose surogato”, pra qe nje grua te mbaje shtatzenine, me “qera” me “vezet” e nje tjetre!
Akt ky, qe shkateron konceptin sublim te “nenes“, e kthen femijen nje „mall“, godet dinjitetin e femijes e gruas.
Duke deformuar keshtu familjen e vertete, natyren njerezore, cuar me tej drejt konceptit tejet te rrezikshem:
Prindi 1, prindi 2, prindi 3 e keshtu me radhe, per te kthyer shoqerine njerezore ne nje “kope te vertete bagetish”.
Ky ndryshim ligjor, qe kontestohet ne shumicen e Botes, do ta ktheje Shqiperine ne nje qender te trafiqeve biologjike, njerezore, ne sherbim te disa qarqeve mafioze brenda e jashte vendit.
2-Ligji zgjat periudhen e abortit jo mjekesor nga 12 jave ne 14 jave, periudhe ajo kur fetusi ne te gjitha aspektet ka hyre ne periudhen e nje qenie njerezore te formuar.
Gjithashtu Ligji kriminal i propozuar shkurton e cungon te gjitha etapat e procedurat egzistuese te keshillimt te gruas, para vendimit per abort.
Pra ne vend qe ne te luftojme te kufizojme abortin, ne nje kohe, qe Shqiperia ka mbi 220 aborte per 1000 lindje, mbi 3000 jete te humbura nga abortet e deklaruara ne 5 vitet e fundit.
Kur lindjet kane rene ne 1,4 per grua nga 2,1 qe eshte minimumi i mbijeteses se shoqerise….
Ky Ligj do te perkeqesoje keto parametra e rrezikuar egzistencen e shqiptareve.
Me keq akoma, zgjatja e periudhes per abort te fut dhe ne hapesiren e identifikimit te seksit te fetusit.
Si e tille ligjeron edhe abortet selektive, aborte kriminale ato, qe ne menyre te paligjeshme prej vitit 1990 deri tani kane vrare 33000 fetuse femra.
Duke cuar raportin meshkuj/femra te ne ne 112/100 nga 105/100, qe eshte norma e mbijeteses.
Une i bej thirje te gjithe opinionit publik, deputeteve te pergjegjshem, Komuniteteve fetare, kolegeve te mjekesise, organizatave Pro Jete e Pro Familje, medias, te gjitheve, qe duan te mbrojne Vlerat, Familjen, Jeten, te mobilizohen ne denoncimin e ketij akti kriminal, mafioz, shkaterruese per shoqerine.
Ne nje gje te jemi koshient, ky projekt ligj paralajmeron te tjera ligje anti njerezim, si ato per « martesat homo, trans etj etj seksuale”, genderin e prinderit numerik, etj, rrenimin e cfare njeriu ka me te shenjte per egzistencen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts