I pari në Evropë, ky shtet heq të gjitha masat anti-COVID

Duke nisur nga dita e nesërme, (datë 26.06.2021), Islanda do të heqë të gjitha kufizimet anti-COVID, duke u kthyer kështu në vendin e parë Evropian që ndërmerr një hap të tillë.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Svandís Svavarsdóttir, e cila nënvizoi se tanimë qytetarët nuk do të jenë të detyruar të mbajnë maska apo të ruajnë distancën sociale.

Vlen të përmendet, se të paktën 87 për qind të islandezëve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës për Covid-19.

Islanda, e cila ka një popullsi prej vetëm 360,000 banorësh, ka një incidencë infektimesh prej 1.6 për 100,000 banorë në një mesatare dyjavore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *