“I pari që do marr pjesë jam unë”- Sali Berisha për mbledhjen e parë në PD: Grupi parlamentar nuk është i ndarë






Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do marrë pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët mes Komisionit të Rithemelimit dhe grupit parlamentar, që do zhvillohet ditën e nesërme.

Berisha tha për mediat se grupi parlamentar i PD nuk është i ndarë dhe se për mbledhjen e njoftuan kolegët e tij.

“I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor, absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetori dhe votimin e 6 marsit”, tha Berisha.

Enkelej Alibeaj ka thirrur mbledhje të grupit parlamentar dhe ka kërkuar që ju të mos jeni pjesë. Do merrni pjesë?

“Nuk e di të jetë shprehur kështu Alibeaj, është shprehur publikisht? S’kam dëgjuar një gjë të tillë. S’është mbledhje e përbashkët, por e grupit parlamentar, e kam theksuar dhe e riktheksoj, se e ndani ju, ai nuk është i ndarë. Më njoftuan kolegët e mi që ka mbledhje dhe unë do të shkoj, normal”, përfundoi kryeministri.

LEXONI EDHE: Nesër zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët mes Komisionit të Rithemelimit dhe grupit parlamentar

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.