I pari vend në Ballkan/ Pas SHBA-ve dhe Britanisë, Kosova bojkot diplomatik Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës duke konfirmuar bojkotin edhe nga ana e Kosovës për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Sipas presidencës, ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të  tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.

Ndryshe, administrata e Bidenit nuk do të dërgojë një delegacion zyrtar të SHBA-së në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi se vendimi vjen si deklaratë kundër “gjenocidit të vazhdueshëm dhe krimeve kundër njerëzimit në Xinjiang” të Kinës.

Masa shënon një përshkallëzim të presionit të SHBA-së ndaj Kinës mbi akuzat për punë të detyruar dhe abuzime me të drejtat e njeriut në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang, veçanërisht kundër popullsisë ujgure dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.