I përfshirë në trafik droge, ndalohet në Korçë kryekomisari, Stilian Pasho

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndalur kryekomisarin, Stilian Pasho me detyrë Shefi i Sektorit te Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Pasho dyshohet se është përfshirë në “Trafikim të narkotikëve”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përgëzon AMP për dokumentimin e plotë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korçë-Elbasan) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ndalimin e punonjësit të Policisë Kryekomisar S.P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit pranë DVKM Korçë.

Ndalimi u krye në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2023, referuar nga Sektori i AMP Korçë, regjistruar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve“.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, dyshohet se Kryekomisari S.P., me veprime konkrete e të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e Policisë greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi – Shqipëri, e si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts