I përjashtoi djalin nga loja, nëna hakmerret ndaj gjyqtarit, dënohet me…

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Amiens, ku nëna e një futbollisti ka sulmuar dhe arbitrin e djalit të saj. Mësohet se Théo Boucher, një arbitër të ri 18-vjeçar u sulmua në fund të një ndeshjeje U-17, midis Salouwl-Saleux dhe Albert (Hauts-de-France), ndërkohë, nëna u dënua nga gjykata të enjten me një dënim me burg tre-mujor me kusht.

Ajo e kishte goditur me shuplakë gjyqtarin e ri, pasi ky i fundit kishte përjashtuar djalin e saj për fjalë fyese. Më pas, djali tjetër i saj 20-vjeçar e ka hedhur në tokë arbitrin dhe e ka shkelmuar. Ai u dënua me ndalim një ndalim për të hyrë në qendrat sportive për një vit.

Gjyqtari Théo Boucher do të kompensohet dhe me një dëmshpërblim prej 500 euro. Unioni Kombëtar i Arbitrarëve, i pranishëm në seancë, do të marrë gjithashtu 200 euro dëmshpërblim, raporton ‘France Bleu Picardie’.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.