I pranishëm në mbledhjen e qeverisë në Shkodër, kryebashkiaku i Kavajës: Na bashkojnë interesat qytetare

i pranishem ne mbledhjen e qeverise ne shkoder kryebashkiaku i kavajes na bashkojne interesat qytetare
i pranishem ne mbledhjen e qeverise ne shkoder kryebashkiaku i kavajes na bashkojne interesat qytetare

SHKODËR – Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, i pranishëm në mbledhjen e qeverisë në Shkodër, në një deklaratë për mediat, u shpreh se sot duhen lënë pas ndasitë politike.

Qosja deklaroi se ministrat, zv ministrat dhe kryebashkiakët e pranishëm në Shkodër i bashkon interesi qytetar. Ai shtoi se bashkitë në vend janë në gjendje jo të mirë financiare dhe në këtë mbledhje u fol pikërisht për këtë fakt, sesi mund të përmirësohet situata.

“Nuk jam vetëm unë kryebashkiak i djathtë në Shkodër, por jemi 6. Të lëmë pas ndasitë politike, të shohim interesat e qytetarëve. Ne kishim kërkesat tona, sipas zonave që kemi nën administrim.

Gjitha bashkitë janë në vështirësi ekonomike. Por, besoj se duke bashkëpunuar, të gjithë bashkë do ia dalim”, u shpreh Qosja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts