I prekur nga një sëmundje e rëndë, vdes vëllai i ish-deputetit Lefter Koka








Lefter-Koka-752x440

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lefter Koka ka humbur të vëllanë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Koka në një postim në faqen zyrtare të tij në Facebook.

Ish-deputeti thotë se vëllai i tij humbi jetën pas një beteje të gjatë më një sëmundje të rëndë.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rëndë!

Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qënë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt. Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij!

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit.
Familja Koka”, shkruan Lefter Koka.

lefter koka vellai

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *