Presidenti Ilir Meta ka uruar sot qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Verës.
Kreu i shtetit shfaqet i qeshur pranë natyrës, nga ku jep edhe një mesazh për shqiptarët.
“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës! 🌼🇦🇱”, shkruan Meta.
Më herët një urim për Ditën e Verës erdhi edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Sjellim në vëmendje që kreu i shtetit Meta ka dhënë edhe më herët mesazhe për një “pranverë kuqezi”, që sipas presidentit do të vijë me zgjedhjet e 25 prillit.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al