I riu vrau bashkëfshatarin e tij, policia e Bulqizës merr në mbrojtje familjen e autorit

Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje banesën e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjanit. Banesa në fjalë ndodhet në Homesh të Bulqizës, atje ku banon edhe viktima.

Gazetari Enver Doçi udhëtoi në vendin ku ndodhi krimi, në hyrje të fshatit Homesh, ndërsa siguroi pamjet.

Në video shihet se punonjës të policisë qëndrojnë para portës së banesës së autorit, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts