I riu vret 10 persona në supermarket në SHBA

i riu vret 10 persona ne supermarket ne shba
i riu vret 10 persona ne supermarket ne shba

12:19 15/05/2022

18-vjeçari qëllon me mbi 70 plumba, dyshohet për motive raciale

10 persona u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një supermarket në Buffalo të Shteteve të Bashkuara.

Policia arrestoi autorin, Pejton Xhendron 18-vjeç një ekstremist i djathtë, i cili dorëzoi armën pas një beteje të armatosur me policët një zgjati jo pak. Xhendron hyri me automatik në supermarket dhe qëlloi me mbi 70 plumba ndaj personave që ndodheshin atje atë moment, duke vënë në shenjestër veçanërisht afro-amerikanët dhe njerëzit me ngjyrë.

Ngjarjen e transmetoi me live në rrjetet sociale. Zyrtarët e policisë federale të Nju Jorkut thanë se 18-vjeçari ishte i njohur për ta si racist dhe supremacist i bardhë. Ai ka qenë i përfshirë edhe në incidente të më hershme me motive raciale. Në Qershor të 2021-shit ai kërcënoi shokët e klasës se do i vriste. Në klasë shquhej për bindje politike hitleriale. Ai kishte shkruar edhe një manifest me 180 faqe ku shfaqet pikëpamjet e tij paranojake se raca e bardhë rrezikonte të zhdukej. Ka dyshime se autori vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts