I rritur te Bajerni, mesfushori pranon të përfaqësojë Shqipërinë

SHPËRNDAJE

Meritan Shabani, talenti i rritur në akademinë e Bajernit të Mynihut, ka dhënë dakordësinë e tij për të luajtur në të ardhmen me Shqipërinë.

Juventus+vs+FC+Bayern+Munich+International+oXBQbQnSmuyx

“Panorama Sport” ka mësuar se mesfushori 22-vjeçar në pronësi të Uolverhemptonit i huazuar te Venlo në Holandë, ka pranuar ftesën e kuqezinjve dhe do të jetë pjesë e Kombëtares në dy miqësoret e muajit qershor. Shabani, për nga cilësitë e tij, mund të luajë si mesfushor qendre si dhe si anësor i djathtë.

Momentalisht, sipas “transfermarkt”, vlera e tij është 325 mijë euro. Nga janari është huazuar në futbollin holandez ku numëron pesë ndeshje.

EEps9wmXUAAu9ta

Shabani është një futbollist me cilësi të larta teknike dhe për të ardhmen e Kombëtares do të ishte një afrim i rëndësishëm. Bajrami është lindur në Mynih më 15 mars 1999 dhe në vijim do të marrë pasaportën shqiptare.

meritan shabani profili

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *