I shënoi Atletikos së Madridit, flet Vedat Muriqi: Një kënaqësi e veçantë! Fituam ndaj një rivali të fortë









Vedat Muriqi ka qenë vendimtar në fitoren e Majorkës kundër Atletikos së Madridit të shtunën në La Liga. Sulmuesi kosovar ka shënuar me 11- metërsh golin e suksesit 1-0 të ishullorëve, që i kanë dhënë fund një ecurie prej 7 humbjesh radhazi.

VEDAT MURIQI

Por veç golit, paraqitja e Muriqit ka qenë mjaft e mirë, duke i dhënë një dorë skuadrës në mbrojtje edhe në lojën në ajër. Për kosovarin ky ishte goli i tretë me fanellën e Majorkës, në 9 takime me klubin e tij që pas transferimit në janar në formë huazimi nga Lacio. Ai ka folur për mediat spanjolle, duke mos e fshehur kënaqësinë për golin.

“Jam shumë i lumtur, veçanërisht për skuadrën. Kemi fituar pas 7 humbjesh radhazi dhe për më shumë ndaj një rivali shumë të fortë si Atletiko.

E dimë se kjo fitore nuk është e mjaftueshme për të na siguruar mbijetesën, sepse jemi ende në valle. Por të paktën na qetëson disi dhe na mundëson t’i përgatisim më mirë takimet e ardhshme.

Kemi shtatë finale dhe besoj nëse fitojmë tri prej tyre jam i bindur se do të qëndrojmë në La Liga”, ka thënë Muriqi. Më pas sulmuesi i Atletikos ka folur edhe për golin e tij.

“Kam një ndjesi mjaft të mirë. Jam shumë i lumtur për golin dhe tri pikët që i dhashë skuadrës. Uroj të vazhdojmë kështu deri në fund”, ka mbyllur ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.