I shënoi gol kuqezinjve në Champions, sulmuesi 21-vjeçar drejt Milanit









Pavarësisht një fillimi të shkëlqyer të sezonit, Stefano Pioli tashmë po përballet me shumë mungesa në repartin e sulmit.

OKAFOR

Me Origin, Rebiç dhe Ibrahimoviç të ndalur në infermieri, këtij Milani nuk i mjafton vetëm Olivie Zhiru. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e “Djallit”, përveç se do t’i propozonin rinovimin sulmuesit francez, do të mendonin edhe për blerjen e një shoku të ri.

Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, një emër që pëlqehet nga drejtuesit është ai i Noah Okafor, sulmuesit 22-vjeçar të Salcburgut, i cili tashmë është përballur dhe ka shënuar ndaj Milanit në Champions.

I talentuar, teknikisht i aftë dhe shumë i shpejtë, zvicerani mund të jetë dhurata e Stefano Piolit. Maldini dhe Masara janë impresionuar nga cilësitë e tij, aq sa mund të përpiqeshin të bënin një përpjekje për blerje verën e ardhshme.

Sigurisht, do të duhet të merren me Salcburgun me klubin austriak, që kërkon jo më pak se 35 milionë euro.

GODITJA TJETËR – Okafor, por jo vetëm. Milani gjatë verës u mundua t’i rrëmbente Bryzhit edhe NoaLangun përveç Sharl de Ketelares. Një goditje e mbetur në tentativë. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i klubit belg, Bart Verhege, që zbuloi gjithashtu se lojtari ka pasur takim me kuqezinjtë dhe Lidsin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *