I shpëton elefantëve, krokodili i ha krahun dhe këmbën

i shpeton elefanteve krokodili i ha krahun dhe kemben
i shpeton elefanteve krokodili i ha krahun dhe kemben

20:55 04/10/2022

Njeriu më i pafat në botë u gjymtua nga një krokodil teksa mundi t’i shpëtonte sulmit të elefantëve.

Winders Sianene, 43 vjeç, hyri në një lumë për të mos u shtypur nga një kope elefantësh në Zimbabve. Por babai i tre fëmijëve doli nga lumi pa njërën prej këmbëve pasi ia hëngri një krokodil, shkruan “The Sun”.

Beteja ndodhi javën e shkuar kur Winders iu afruan pesë elefantë teksa peshkonte në lumë. Për t’iu shmangur, ai hyri në lumë dhe nisi të notonte drejt anës tjetër. Sapo mundi t’i shpëtonte kafshëve të stërmëdha, papritmas ndjeu një dhimbje therëse në këmbën e majtë.

Ai hodhi sytë pas dhe pa krokodilin i cili u përpoq t’i hante dorën e majtë.

Winders kërceu mbi kurrizin e krokodilit dhe u përpoq ta drejtonte para se t’i fuste krahun brenda gojës. Në këtë moment, zvarraniku i madh i hëngri edhe krahun ndërsa peshkatari i gjorë ulëriti për ndihmë.

Disa njerëz që dëgjuan thirrjet e tij hynë në lumë dhe goditën krokodilin me shkopinj duke e detyruar të notonte tutje.

“Kërceva sipër krokodilit dhe i mbajta fort kokën ndërsa futa krahun e djathtë në gojën e tij. E dija që duhej të mbijetoja ndaj u sigurova që ta mbaja me gjithë forcën. Krokodilët kanë një gjuhë shumë të vogël ndaj nuk duan ‘ua prekë asgjë sepse i dhemb. Ai nisi të qetësohej në momentin që unë bëra këtë veprim”.

Sianene u dërgua menjëherë në spital, por këmba dhe krahu i tij u desh të amputoheshin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts