I shtruar në një spital në Turqi pas infektimit me koronavirus/ Gazetari thirrje për të ndihmuar komentatorin Kostandin Grillo: Situata është kritike










kosta grillo covid 2021-08-17T152923.100

Gjendja shëndetësore e komentatorit të njohur sportiv Kostandin Grillo, pas infektimit me koronavirus është rënduar edhe më shumë, teksa ndodhet i shtruar në një nga spitalet e Turqisë.

Kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se Grillo ka nevojë për ndihmë, pasi duhet t’i nënshtrohet një trajtimi të ri i cili është i kushtueshëm dhe familja e komentatorit e ka të pamundur ta përballojë.

“Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk. JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!”, shkruan gazetar Baku.

POSTIMI I PLOTE

THIRRJE URGJENTE!!!

Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh.

Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!

Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.

JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!

Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:
Llogaria është në emër të :
LEDIA GRILLO KASEM
Raiffeissen Bank
Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318
Çdo minutë vlen!!!

LEXO EDHE

Në gjendje të rënduar me COVID, komentatori Kostandin Grillo dërgohet me urgjencë në Turqi për kurim

Postimi ne rrjetet sociale
Postimi ne rrjetet sociale

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *