I tërhequr pas markave luksoze, Rishi Sunak larg britanikut të zakonshëm

i terhequr pas markave luksoze rishi sunak larg britanikut te zakonshem

Gara e lidershipit konservator në Britani pas rrëzimit të qeverisë vijon të bëhet edhe më e ashpër. Ndërkohë mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi edhe Rishi Sunak kandidat për kryeministër.

Duket se Sunak është i njohur për përdorimin e markave luksoze. Sëfundmi ai është parë me një kostum prej 3500 £. Kostumi ishte i porositur nga rrobaqepësi i Bloomsbury, Henry Herbert, dhe kjo shkruan dailymail lidhet edhe me pretendimet se Sunak, duket nuk është në kontakt me britanikun e zakonshëm, veçanërisht gjatë krizës së kostos së jetesës.

Rishi Sunak

Ndërsa  gjatë një vizite të zhvilluar në një kantier ndërtimi në Teesside, ai veshi këpucë Prada 490 £.

Ish-kancelari, i cili këtë vit u bë politikani i parë i vijës së parë që hyri në listën e pasur të Sunday Times, së bashku me gruan e tij ka një vlerë prej 730 milionë funte.

Sunak

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts