I thërriste “Albos” dhe fliste për ‘korrjen’ e barit/ I riu anglez bën miliona paund duke shitur “mallin” e shqiptarëve, ja si u zbuluan nga EncroChat

Një shpërndarës droge u kap nga policia britanike pasi u zbuluan bisedat e tij në EncroChat, ku nëpërmjet llogarisë ‘ChopperReid’ ai komunikonte me klientët por edhe me shqiptarët që e furnizonin me lëndë narkotike.

Liam Garvey, nga Thatto Heath, pranoi para hetuesve se ka furnizuar me 3 kg kokainë, 2 kg ketaminë dhe ka ndihmuar në prodhimin e kanabisit pasi policia përgjoi komunikimet e tij, ndërsa e ka urdhëruar të dorëzojë 40,000 pauand para cash që kishte grumbulluar nga krimi.

29-vjeçari Garvey komunikonte me mafian shqiptare duke i quajtur dhe regjistruar ata në telefon si ‘Albos’ dhe në biseda kishte përmendur sigurimin e “barit të korrur” nga fermat e kanabisit.

Ai u dënua me 9 vite e nëntë muaj burg nga Gjykata e Lartë në Liverpool shtatorin e kaluar.

Që prej asaj kohe janë zhvilluar diskutime midis prokurorëve dhe përfaqësuesve të Garvey-t sipas Aktit të Procedurave të Krimit (POCA), i cili u mundëson gjykatave të konfiskojnë përfitimet e fituara në mënyrë të paligjshme.

Garvey u zbulua se kishte përfituar 355 mijë paund nga tregtia e drogave por pas ekzaminimit të llogarive dhe pasurisë së tij, gjykata vendosi se “pasuritë e tij reale” ishin 39,923 £, ndaj edhe u urdhërua që të paguante shumën brenda tre muajve ose do të përballet me 12 muaj shtesë pas hekurave.

Gjatë dënimit të tij, gjykata dëgjoi se Garvey ishte arrestuar në shtëpinë e tij në maj të vitit të kaluar pasi policia që punonte në Operacionin Venetic, operacioni kombëtar që synonte përdoruesit e EncroChat, e zbuloi atë si përdorues të dorezave “Butterflyjuice” dhe “ChopperReid”.

Prokurorja Anya Horwood tha se detektivët ishin në gjendje të lidhnin Garvey-n me llogarinë e ChopperReid, ndërsa më pas ai kishte kaluar në emrin e përdoruesit ButterflyJuice ku konfirmoi ditëlindjen e tij por përdori emrin e të dashurës.

Gjykata nënvizoi se ai kishte 32 kontakte të ruajtura në telefon dhe ai kishte biseda të rëndësishme kriminale me 12 të tjerë midis 27 marsit dhe 6 qershorit të vitit të kaluar, shumë prej tyre shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *