
Deputeti i PD, Gazment Bardhi është shprehur përmes një postimi në rrjetin social “X” se dikush apo diçka “i ka mbyllur gojën kryeministrit Rama në lidhje me SPAK-un”, teksa e ka shoqëruar postimin me një video të tij.
Bardhi ka postuar një video ku Rama fillimisht i kërkon SPAK të bëjë detyrën, ndërsa më pas shprehet se mbi drejtësinë nuk duhet të ketë ndërhyrje.
Ai shkroi se Rama nga asambleja në asamble i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën ndërsa më pas shkoi te “mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk”.
Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un? ???? Nga Asamblea në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk! ???? pic.twitter.com/mbpE8O2YLX
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) September 17, 2023
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al