“I vënë njëri-tjetrit gurë në rrota, fshehurazi kundër kandidatëve të tjerë të listës…”- Artan Fuga për garën elektorale: Imagjino në Kuvend. Prisni pak!

artanfugaa

Akademiku Artan Fuga thotë se sistemi zgjedhor shqiptar, ka kritere “skizofrenike”, të cilat bëjnë që “kandidatët për deputetë të së njejtës liste t’ja fusin njeri tjetrit”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga vë në dukje se kandidatët “për të mbledhur sa më shumë vota për vete, fshehurazi lavdërojnë veten kundër kandidatëve tjerë, i venë njeri tjetrit gurrë në rrota”.

“Hipokrizia dhe dyfytyrësia skizofrenike janë ngritur në sistem. Poshtërsia morale, siç e quan populli, është t’ja fusësh shokut!”, shkruan Fuga.

POSTIMI I PLOTE

Hipokrizia e sistemit zgjedhor

Kodi jonë zgjedhor, një amalgamë kriteresh skizofrenike, bën që tani në terren kandidatët për deputetë të së njejtës liste t’ja fusin njeri tjetrit.

Nga njëra anë hiqen si solidarë, nga ana tjetër secili lufton për vete kundër kandidatëve të së njejtës listë. Për elektoratin kjo luftë është një zero me xhufkë, nuk i sjell asgjë sepse kandidatët nuk është se përfaqësojnë opsione të ndryshme brenda një liste.

Nga ana tjetër kandidatët për të mbledhur sa më shumë vota për vete, fshehurazi lavdërojnë veten kundër kandidatëve tjerë, i venë njeri tjetrit gurrë në rrota, e bëjnë elektoratin çorap.

Hipokrizia dhe dyfytyrësia skizofrenike janë ngritur në sistem. Poshtërsia morale, sicc e quan populli, është t’ja fusësh shokut!

Morali i popullit këtë e përbuz!

Një sistem i bazuar te hipokrizia ku “armiku” nuk është kundërshtari përballë por “shoku” në krah është e llahtarshme. Imagjino se pastaj kur hiporizia e ngjizur këtu do të shfaqet shumë shpejt në Kuvend!

Po prisni, prisni pak!

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *