I veshur si ninxha, burri sulmon me shpatë dy policet, qëllohet nga autoritetet franceze

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë. Një burrë i veshur si ninxha ka sulmuar me shpatë dy police femra.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa për të neutralizuar agresorin efektivët u detyruan ta plagosnin atë.

Mediat e huaja shkruajnë se aktualisht nuk ka të dhëna se autori ka pasur motive terroriste.

Një zëdhënëse e policisë tha se autori kishte vjedhur një automjet dhe kishte shkaktuar një aksident, pas së cilës ai sulmoi dy policet femra që ishin thirrur në vendngjarje, duke plagosur njërën në fytyrë dhe tjetrën në mjekër.

Burri u transportua në spital me helikopter dhe tani po trajtohet në gjendje të rëndë, shkruajnë mediat, ndërsa deri më tani nuk dihet identiteti i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *