I veshur si “Rambo”, i riu shkakton masakër në Florida, vret 4 persona dhe plagos një tjetër, mes tyre dhe fëmijë

Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar në Florida. Një i ri, i veshur me jelek antiplumb, ka qëlluar për vdekje 4 persona, përfshirë dhe një fëmijë që qëndronte në krahët e nënës.

Gjithashtu, e plagosur ka mbetur një 11-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se pas përplasjes me armë dhe me efektivët e policisë, burri është vetëdorëzuar dhe arrestuar më pas.

Arrestimi dhe tentativa e arratisjes:

I riu mbeti i plagosur gjatë përleshjes me policinë. Ai më pas u dërgua në një spital për t’u mjekuar, por atje, tentoi të rrëmbente armën e një polici dhe të arratisej.

Si ndodhi ngjarja:

E gjitha nisi mbrëmjen e së shtunës, kur një grua thirri autoritetet për të raportuar një makinë të dyshimtë të parkuar para shtëpisë së saj me një burrë që i kishte thënë “Zoti më dërgoi të flisja me një nga vajzave tuaja “. Por polici, i cili mbërriti gjashtë minuta më vonë, nuk gjeti as automjetin dhe as burrin. Rreth nëntë orë më vonë, një e shtënë u raportua në të njëjtin vend. Me mbërritjen e tyre, oficerët gjetën një kamionçinë në flakë dhe dëgjuan zhurmat e të shtënave në kopsht.
“Ne pamë një individ me një xhaketë të hollë që na shikonte sikur të ishte gati për të shtëna,” tha sherifi.

I dyshuari menjëherë vrapoi në shtëpi dhe “në atë moment dëgjuam një breshëri plumbash, një grua që ulërinte dhe një fëmijë po qante”, vazhdoi ai. Pasi u përpoq pa sukses të hynte në derën kryesore të shtëpisë, ku sulmuesi ishte barrikaduar, një agjent arriti të depërtonte nga dera e pasme. Pasoi një përplasje zjarri që e detyroi vrasësin të tërhiqej. Sidoqoftë, u deshën disa minuta të tjera para se burri të vendoste të dorëzohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.