I vunë zjarrin tokave të tyre, por dogjën sipërfaqe të tjera, 3 zjarrvënës në Fier pas hekurave

i vune zjarrin tokave te tyre por dogjen siperfaqe te tjera 3 zjarrvenes ne fier pas hekurave
i vune zjarrin tokave te tyre por dogjen siperfaqe te tjera 3 zjarrvenes ne fier pas hekurave

Policia identifikon autorët e 3 zjarrvënieve në fshatrat Luar, Kreshpan dhe Grabian. Arrestohet njëri prej tyre dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerët, pasi si pasojë e zjarreve që ndezën, u dogjën sipërfaqe të mbjella dhe sipërfaqe me bimë të ulëta. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 3 vatra zjarri në fshatrat Luar, Kreshpan dhe Grabian, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e të 3-ja rasteve. Konkretisht:

-u arrestua shtetasi P. H., banues në Luar, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., banues në Kreshpan, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. N., banues në Grabian, Divjakë, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts