I vuri flakën derës së jashtme të spitalit privat, procedohet 49-vjeçari në Tiranë, dy të tjerë në pranga pasi kundërshtuan me dhunë policët

Uniformat blu bëjnë me dije se 49-vjeçari E.I është proceduar penalisht, pasi ka hedhur lëndë djegëse në derën e jashtme të një spitali privat. Si pasojë është djegur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. I., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të Zogut të Zi, dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse në derën e jashtme të një spitali privat, e cila si pasojë është djegur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu Policia e Tiranës njofton se kanë arrestuar shtetasin A. D., 27 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. M., 27 vjeç, të dy banues në Klos.

Pasi ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut, shtetasi A. D., ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës dy punonjës Policie, ndërsa shtetasi A. M., nuk i është bindur urdhrave të tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., 27 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. M., 27 vjeç, të dy banues në Klos. Sot, rreth orës 03:30, në zonën e ish-Bllokut, shtetasi A. D., ka kundështuar me dhunë për shkak të detyrës dy punonjës Policie, ndërsa shtetasi A. M., nuk i është bindur urdhrave të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. I., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të Zogut të Zi, dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse në derën e jashtme të një spitali privat, e cila si pasojë është djegur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin shtetasi M. (M). M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin F. M., 32 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuese së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– J. Gj., 23 vjeç, banues në Neë York, E. C., 43 vjeç, dhe A. T., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– G. Y., 20 vjeç banues në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts