I vuri flakët pyllit me pisha në Laç, momenti kur arrestohet autori. Drejtori i policisë së Lezhës: Banesat janë jashtë rrezikut

Drejtori i Policisë së Lezhës Alfred Elezi në një intervistë për News24 është shprehur se situata e zjarrit në kurorën e gjelbër në Laç është drejt normalizimit.

Ai shtoi se situata ka qenë e vështirë për të terrenit malor dhe temperaturave të larta, por thekson se më ndihmën e helikopterëve shumë shpejt flakët mund të neutralizohen.

“Është fikur zjarri në afërsi të banesave. Jemi marrë me menaxhimin për fikjen e zjarrin dhe kemi bërë të mundur arrestimin e autorit. Zjarri po shkon drejt fikjes, kemi edhe mbështetjen dhe shpresoj të neutralizojmë së shpejti. Kemi pasur pak vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë. Autori sipas informacioneve që kemi u gjet i dehur. Ende nuk dihen detaje”, tha ndër të tjera drejtori i policisë Elezi.

Ndërkohë autori i vënies së zjarrit është arrestuar nga policia dhe bëhet fjalë për 41-vjeçarin Vladimir Hysku.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts