I zhdukur prej ditësh, gjendet brenda krokodilit trupi i peshkatarit australian

i zhdukur prej ditesh gjendet brenda krokodilit trupi i peshkatarit australian

20:43 03/05/2023

Pjesët e trupit të një 65-vjeçari australian, i cili u zhduk teksa kishte qenë duke peshkuar me miqtë, janë gjetur brenda një krokodili.

65-vjeçari, Kevin Darmody u pa për herë në fundit në Kennedy’s Bend, një habitat i krokodilëve të ujit të kripur. Pas një kërkimi 2-ditor në zonë, policia pikasi 2 krokodilë të mëdhenj dhe brenda njërit gjeti pjesë të trupit të njeriut.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ky ishte një fund tragjik për 65-vjeçarin. Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit të peshkatarëve.

2 krokodilët u qëlluan nga policët, gjë që shkaktoi ngordhjen e tyre. Pjesët e trupit të 65-vjeçarit u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e policisë besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts