I zhdukur prej muajsh, del urdhër-arrest i ri për Ervis Martinajn, lidhja e ‘mbretit’ të lojërave të fatit me biznesmenin Gjoka dhe Oltion Bistrin

i zhdukur prej muajsh del urdher arrest i ri per ervis martinajn lidhja e mbretit te lojerave te fatit me biznesmenin gjoka dhe oltion bistrin
i zhdukur prej muajsh del urdher arrest i ri per ervis martinajn lidhja e mbretit te lojerave te fatit me biznesmenin gjoka dhe oltion bistrin

Edhe pse i zhdukur pa gjurmë që në gusht të vitit të kaluar, për Ervis Martinajt, ‘mbretin’ e lojërave të fatit, është lëshuar një tjetër urdhër i ri arresti. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Edhe pse nuk dihet asgjë për fatin e tij, Martinaj dyshohet për vepra penale të urdhërimit të vrasjeve, ndërsa ende nuk jepen detaje se për çfarë është nxjerrë konkretisht urdhër-arresti i ri.

Krahas emrave të tjerë që ka bërë të ditur BalkanWeb, si arrestimi i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, apo dhe biznesmenit të njohur Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, apo Asmer Bilalit, kësaj liste i shtohet dhe emri i Ervis Martinajt. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Bistri, sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se bashkëpunonte me biznesmenin Gjoka, ndërsa për këto akuza ka dhe përgjime.

Lala tha se biznesmeni, kishte shtrirë aktivitetin e tij dhe te lojërat e fatit. Këta persona akuzohen për vepra të krijimit të strukturuar kriminal, apo të pastrimit të parave. Një tjetër person është dhe Ardit Hasanbega që ka qenë shef krimi në Shkodër dhe në Berat. Lala tha mes të tjerash se ndonëse në pamje të parë këta personazhe të lakuara më sipër nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ata siç duket i bashkon grupi i strukturuar kriminal dhe lidhjet e tyre që kanë të bëjnë me zhdukjen e provave, me lojërat e fatit apo me vrasje me pagesë.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts