
21:10 15/04/2022
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës postoi në Twitter një reagim ku tallej me marinën ruse, pasi luftanija e saj Moskva u fundos në Detin e Zi.
“Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i kujton marinës ruse se ngushticat e Detit të Zi janë të hapura vetëm për hyrje. Pjesa e flotës që mbetet lart ka ende një rrugëdalje”, thuhej në postim.
Rusia tha se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve, por Ukraina thotë se e goditi luftanijen me raketa të prodhuara së fundmi nga vetë ky shtet, të quajtura Neptune./tvklan.al
The Ministry of Defence of Ukraine reminds the russian navy that the Black Sea straits are closed for entry only. The part of your fleet that remains afloat still has a way out.
— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 15, 2022
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al