Ibra nuk ka ndërmend të ndalet me rekordet, i radhës është me… tre shifra








Zlatan Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të ndalet as në moshën 40-vjeçare. Shtatlarti suedez shënoi një supergol nga goditja e dënimit ndaj Romës mbrëmjen e sotme duke treguar që jo më kot e shohin si lider te kuqezinjtë.

ibra

Por ky gol ishte i veçantë dhe në aspektin personal për Ibrën. Me golin e shënuar ndaj verdhekuqve, Ibra arrin shifrën e 400 golave në karrierë në të gjitha kampionatet ku ka luajtur. 150 prej tyre janë shënuar në Serinë A, me fanellën e Milanit, Juves dhe Interit.

Një rekord mjaft i veçantë për Ibrën që javën e kaluar arriti një tjetër rekord duke u bërë lojtari i tretë më i vjetër që shënon në Serinë A. Menjëherë rrjeti ka shpërthyer në lëvdata për suedezin, që nuk mund të gjente mënyrë më të mirë për të arritur rekordin e tij personal.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *