Ibrahimoviç dhe Rebiç drejt “lamtumirës”, Milani pret përgjigje nga…









Javën e kaluar u përfol si thashethem, por zbarkim i Markos Asensios te Milani tashmë është diçka konkrete. Klubi italian po lëviz dhe ka pasur një takim me menaxherët e futbollistit.

IB

Konkurrenca në skuadër nuk i mungon pasi janë Rodrigo e Vinsius, ndërsa në verë mund të shtohet edhe Mbape. Ndërkohë, anësori ka një kontratë deri në vitin 2023.

Pavarësisht se nuk janë të kënaqur me rendimentin (10 gola në 34 prezenca), “Los Blancos” i kanë propozuar madje edhe rinovimin me 5 milionë në vit dhe presin një përgjigje përpara fundit të kampionatit.

Nëse lojtari kërkon largimin, atëherë klubet e interesuara duhet të derdhin në arkat madrilene rreth 25-30 milionë euro, një shifër që Milani do ta trajtonte me këste duke parë akordet e viteve të fundit me “Shtëpinë e bardhë”.

NJË TJETËR KLAIVERT – Asensio luan si anësor, por mund të bëjë edhe pykën. Për këtë arsye, Milani do të tentojë edhe një anësor puro për krahun e djathtë ku Salmakersi ka ulur xhirot, ndërsa Mesiasi po zhgënjen. Emri nën shqyrtim për këtë rast është ai i Xhastin Klaivertit. Në pronësi të Romës edhe ai po luan i huazuar te Nisa. Kartoni i kushton 15 milionë euro, një shifër e pranueshme nëse merren parasysh 23 vitet mbi shpatullat e djalit të Patrikut që me ngjyrat e Milanit luajti, pa shumë sukses, në mesin e viteve ’90.

FALAS PËR VERËN – Dyshimet e lidhura me qëndrimin e Zlatan Ibrahimoviçit dhe pikëpyetjet e shumta që ka ngjallur rendimenti i Ante Rebiçit kanë detyruar drejtuesit e Milanit të planifikojnë afrime për vijën e parë. Aleksander Isak dhe Divok Origi janë emrat e zakonshëm, por si një alternativë me kosto të ulët është marrë në konsideratë Dris Mertnes. Belgut i skadon kontrata me Napolin dhe mund të afrohet falas.

Pas një muaji do të mbushë 35 vjeç, por mosha nuk përbën problem siç kanë dëshmuar zgjedhjet e fundit të klubit. “Sportmediaset” bën të ditur se Mertensit i ka ardhur edhe një propozim ekonomik e ka kërkuar disa ditë kohë për përgjigjen përfundimtare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *