Ibrahimoviç drejt 300 golave, do rekordin me “Topat e Artë”









Zhgënjimi i eliminimit nga Liga e Kampioneve është, dhe i madh madje, por te kuqezinjtë nuk ka kohë për pendesa apo për të vajtuar. Sot është dita për t’u kthyer në fushë për Serinë A në një stadium gjithmonë të vështirë siç është ai i Udinezes.

IBRAHIMOVIC

Ekipi i Piolit duhet të rifillojë menjëherë marshimin dhe për ta bërë këtë, trajneri do të mbështetet sërish te Zlatan Ibrahimoviçi që në minutën e parë. “La Gazzetta dello Sport” raporton se do të jetë në dorën e suedezit që të drejtojë sërish sulmin kuqezi duke pasur parasysh dëmtimet e shumta që kanë prekur repartin ofensiv të “Djallit”.

Për momentin, në fakt, Zhiru, Leao, Rebiç janë jashtë për arsye dëmtimesh. Praktikisht, 40- vjeçari është i vetmi sulmues në dispozicion dhe ndaj pas 90 minutave ndaj Liverpulit do të detyrohet të punojë jashtë orarit edhe sot në 20:45 kundër Udinezes.

MBI 300 – Objektivi kryesor i Ibrës është pa dyshim të fitojë dhe të mbajë Milanin në krye të renditjes në Serinë A, por sot mbrëma ai gjithashtu dëshiron të përpiqet të arrijë një rekord historik të rëndësishëm personal. Me golin e radhës, ai do të bëhet lojtari i tretë gjatë viteve 2000 që ka shënuar të paktën 300 herë në pesë kampionatet kryesore europiane. Deri më tani ia kanë dalë vetëm Kristiano Ronaldo (482 gola) dhe Mesi (475). Zlatan synon të ngjitet në podiumin e këtij klasifikimi special, por mbi të gjitha të ndihmojë Milanin e tij të fitojë.

ARRITJET – Me 31 realizime pas moshës 38-vjeçare, Zlatan Ibrahimoviç barazon rekordin e Silvio Piolas, të cilin mund ta parakalojë sot. Për suedezin, do të ishte goli i 154-të në Serinë A duke parakaluar në renditjen e përgjithshme Hernan Krespon dhe Stefano Niers që janë në vendin e 26-të. Ndërkohë, si kuqezi renditet i dhjeti në historinë e Milanit në kampionat me 73 gola, një pozicion që e ndan me Pipo Inzagin.

Sivjet, Ibra ka shënuar dy herë me goditje dënimi, një dinamikë që i mungonte në CV-në e tij milaniste. Nëse shënon sot, ai do të realizonte golin e pestë radhazi në transfertë duke u vendosur në një distancë larg rekordit të tij prej 6 transfertash radhazi të vendosur në janar të këtij viti. Ndërkohë, me 6 gola dhe 1 asist ai është futbollisti që ka kontri

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.