Ibsen Elezi dorëzon formularin e kandidimit për kreun e PD-së. Ja kush janë rivalët e tjerë të Bashës






Ibsen Elezi ka dorëzuar mesditën e sotme kandidaturën për kryetar partie të PD.

ibsen

Më herët në selinë blu depozitoi formularin e kandidimit Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Kujtojmë që grupi “Për PD”, ku bën pjesë edhe Harxhi, ka shpallur dy kandidatë, por Ibsen Elezi e dorëzoi sot kandidaturën, ndonëse ishte planifikuar që dje.

Burime nga selia blu konfirmuan për gazetën “Panorama” se pasditen e djeshme kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka plotësuar formularin e kandidimit, kur kishte mbetur edhe një ditë nga skadimi i afatit.

Sot është afati i fundit për të regjistruar kandidaturën, ndërkohë që mësohet se në garë do të hyjë edhe Lisandër Hoxha, ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili dha dorëheqjen pasi nuk u bë pjesë e listës për deputet nga kryedemokrati Basha.

Gara në PD, Basha mbledh Kryesinë të dielën dhe shqyrton kandidaturat

Për herë të parë pas vendimit të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për shpalljen “non grata” të ish-kryedemokratit Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike të dielën. Mbledhja në fakt ishte paralajmëruar që të dielën që shkoi, ndërsa sipas njoftimit të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, në takimin e së dielës do të diskutohet për zgjedhjet e brendshme.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: 1. Miratimi i kandidaturave për kryetar. 2. Miratimi i rregullave të propozuara nga komisioni zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje”, thuhet në mesazhin e numrit dy të PD-së.

Ndërkohë, nuk dihet nëse do të ketë një diskutim apo një vendim për qëndrimin në lidhje me ngjarjet e fundit për ishKryeministrin Sali Berisha.

Mbetet për t’u parë pasi kjo është hera e parë që Basha mbledh Kryesinë e PD-së pas vendimit të DASH. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e PD-së, komisioni vendosi dje që çdo person që aspiron të kandidojë për të drejtuar PD-në në 4 vitet e ardhshme duhet të plotësojë disa kritere. Një nga kriteret është kohëzgjatja e anëtarësimit në PD dhe shfaqja si simpatizant i PD-së, por në fakt në të nuk përcaktohet afati, një kufi dysheme për secilin kandidat.

Ndërsa kriteri i radhës është që çdo kandidat do të vlerësohet për kontributin që ka dhënë në fushatat elektorale të Partisë Demokratike, por njësoj si në kriterin e parë, nuk jepet një njësi matëse e kontributit.

“Kontributi profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në; aktivizimit në jetën politike e publike të vendit; mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi”, përcaktohen kriteret e tjera.

Pa dhënë shumë detaje, komisioni sqaron se kriteret e vendosura bazohen në pikën 4 të nenit 10 të Statutit të Partisë Demokratike.

KANDIDATËT PËR KRYETAR TË PD

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

Edit Harxhi

Ibsen Elezi

Lisandër Hoxha

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *