“Ida” lë pas dëme të konsiderueshme

15:15 01/09/2021

4 viktima. Uragani po përparon, por po e humb fuqinë

Këto janë pasojat shkatërrimtare që uragani Ida ka lënë pas në Luiziana. Mijëra persona kanë mbetur në qiell të hapur dhe po strehohen në qendrat e evakuimeve, pasi erërat e fuqishme u kanë shkatërruar shtëpi, prona e gjithçka kishin.

Më tepër se 1 milionë banorë, çereku i popullsisë së gjithë shtetit federal vijojnë të jenë pa energji elektrike nga dëmtimi i rëndë i linjave të transmetimit. Dëme ekonomik përllogaritet në miliarda dollarë.

Banorët vendas thonë se Ida e bëri Katrinën e vitit 2005, të duket si një fllad vere për nga shkatërrimet edhe pse për nga numri i viktimave nuk krahasohet fare.

Fuqia e uraganit ka rënë në rreth 110 kilometra në orë nga rreth dyfishi që ishte kur goditi brigjet e Luizianës. Aktualisht vorbulla po përshkon territorin e Tenesisë. Bilanci i viktimave është thelluar në të paktën 4, ndërsa me dhjetëra numërohen të plagosurit.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *