“Ideator i skemës dhe zbatues i saj”/ Hetimet për inceneratorët, Kryemadhi: Nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze do përballen me ligjin









monika-kryemadhi-3-675x450

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Edi Rama për inceneratorët, “si ideator i skemës dhe zbatues i saj”. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi ka publikuar disa shkresa zyrtare që mbajnë firmën dhe vulën e kreut të Qeverisë.

“Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?”, pyet Kryemadhi.

Sipas saj, qytetarët “presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, me vasalin e tij, Erion Veliaj”.

“Edi Rama, si ideator i skemës së inceneratorëve dhe zbatues i saj, këtë radhë ka firmat mbi vendimet që i kanë dhënë jetë skemave.

Ndërsa Erion Veliaj firmos me urdhër të Ramës. Ku e gjen të drejtën, që në kundërshtim me ligjin për vetqeverisjen vendore, neni 54/dh, të marrë atributet e Këshillit Bashkiak? Ai ka grabitur duke lidhur taksat e qytetarëve, për 30 vjet me inceneratorin e Tiranës, me një vlerë në total 91,784,500 Euro pa Tvsh.

Jam e bindur se zbatimi i ligjit dhe leximi objektiv i provave nga ana e institucioneve të drejtësisë, do të mundësojë, që nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze të inceneratorëve të përballen dhe të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit”, shkruan Kryemadhi.

268261367_455306319297770_8237045196456561997_n 267716245_455306335964435_7368461875053579807_n 267797818_455306242631111_3992045882285120013_n 268791256_455306199297782_5397223935106132889_n 267589693_455306379297764_5060439226496835497_n 267823659_455306262631109_7218929809399625565_n 267835376_455306189297783_5663628794839165868_n

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.