Ideja gjeniale e Tajlandës, turistët mund ta kalojnë karantinën dy javore në jahte luksoze

Turistët që do të shkojnë në Tajlandë, nga sot do të duhet të kalojnë dy javë të detyrueshme në karantinë, për shkak të COVID-19. Mirëpo vendi ka menduar një ide speciale, turistët mund të lejohen që këto 2 muaj të strehohen nëpër jahte luksoze.

Sipas BBC, qeveria tajlandeze shpreson se përmes kësaj iniciative t’i sjellë vendit fitime që shkojnë deri në rreth 60 milionë euro. Që prej shpërthimit të pandemisë, numri i turistëve në Tajlandë është zvogëluar dukshëm, nga 40 mijë në ditë në vetëm disa qindra.

Pjesë të këtij programi qeveria në Tajlandë ka vendosur 100 jahte, ndërsa pasagjerët që do të strehohen, janë të detyruar të mbajnë të ashtuquajturën “byzylykun e mençur”, me anë të së cilës kontrollohet temperatura e trupit, shtypja e gjakut dhe shikohet lokacioni i personave në kohë reale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *