Identifikohen 8 viktimat e sulmit me armë në San Jose, agresori qëlloi kolegët e tij në shërbimin e transportit publik

SHBA

Mediat e SHBA kanë identifikuar 8 viktimat e sulmit me armë ditën e djeshme në San Jose të Kalifornisë, teksa një i 9-të është në gjendje të rëndë.

Paul Delacruz Megia, 42, Taptejdeep Singh, 36, Adrian Balleza, 29, Jose Dejesus Hernandez III, 35, Timothy Michael Romo, 49, Michael Joseph Rudometkin, 40, Abdolvahab Alaghmandan, 63 dhe Lars Kepler Lane, 63 janë viktimat nga të shtënat.

Mësohet se autori ishte vetë punëtor në VTA, një shërbim i transportit publik dhe në oborrin hekurudhor gjatë një mbledhjeje mes punonjësish vendosi të qëllojë me armë duke lënë të vrarë edhe disa kolegë të tij.

Po ashtu ai u qëllua dhe vetë për vdekje. Shërbimi VTA ka të punësuar rreth 2000 punonjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *