Identifikohen mbi 11 mijë infektime në 24 orë në Poloni, ministri i Shëndetësisë paralajmëron rritje të rasteve me COVID në fund të janarit

Polonia ka regjistruar 11,902 raste të reja me koronavirus në 24 orë. Sipas autoriteteve shëndetësore ka një rënie të infektimeve me 22,5%.

Por nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se krahasuar me një javë më parë, pati një rritje të numrit të viktimave.

Vendi u përball me shifra të larta të infektimeve në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit. Varianti i ri i Omicron ka shtuar frikën për një tjetër valë të re për shkak të transmetueshmërisë së lartë të këtij mutacioni.

Ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski, paralajmëroi se në fund të janarit vendi mund të ketë një kulm të ri të COVID dhe se spitalet duhet  të jenë të përgatitur për çdo emergjencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *