Identifikohen mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 dhe një viktimë në 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 2.708 raste të reja me COVID nga 10.833 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë një pacient ka humbur jetën.

Ndërsa total numri i rasteve aktive është 9.771.

20 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.

Në total numri i rasteve aktive është 9.771.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *