Identifikohet autori i ngjarjes tragjike në SHBA

20:56 22/11/2021

5 të vrarë mbi 40 të plagosur, 3 fëmijë në gjendje të rëndë

Ky është Darell Brooks, 39-vjeçari i identifikuar nga mediat amerikane si autori përplasjes me makinë të një turme njerëzish në shtetin e Uinskonsi ku u shënuan 5 viktima dhe mbi 40 të plagosur.

Spitali i fëmijëve tha në një deklaratë për mediat se 10 fëmijë janë në terapi intensive ku 3 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Hyrja e fuoristradës me shpejtësi mes pjesëmarrësve në një paradë hapëse të sezonit të Krishtlindjes shkaktoi fillimisht kaos tek qytetaret dhe e gjitha u duk si një skenë e filmave aksion.

Zyrtarët lokale kanë përjashtuar për momentin pistën e terrorizmit. Shefi i policisë së qytezës tha se autori po përpiqej të largohej me shpejtësi pasi ishte përfshirë në një sulm me thika në të njëjtën rrugë, në një distancë të afërt me vendin ku zhvillohej parada.

Policët kanë qëlluar me armë për të ndaluar automjetin prej ku është arrestuar edhe autori.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.